Agim Kasapolli: Trajneri i Malit të Zi është shqiptar, jo serb – vetë ma ka thënë

Futboll

Agim Kasapolli: Trajneri i Malit të Zi është shqiptar, jo serb – vetë ma ka thënë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 21:09
Ljubisa Tumbakovic

Gazetari i njohur veteran i sportit në Kosovë dhe autori i emisionit “Debat me Agim Kasapollin”, ka pohuar se trajner serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka prejardhje shqiptare, duke këmbëngulur se ai ia kishte konfirmuar këtë kohë më parë.

Tumbakovic shkaktoi rrëmujë sot në Podgoricë duke mos pranuar, bashkë me dy futbollist serbë, të paraqitet për Kombëtaren e Malit të Zi kundër Kosovës në ndeshjen e sotme të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Branko Latinovic, konfirmoi se trajneri dhe dy lojtarë serbë të Kombëtares malazeze nuk do të paraqiten kundër Kosovës në ndeshjen e sotme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në Podgoricë, duke u dorëzuar para presionit politik nga Beogradi.

Por, sipas Kasapollit, Tumbakovic nuk është serb, por shqiptar.

Gjatë emisionit të tij special për ndeshjen Mali i Zi – Kosova, Kasapolli pohoi: “Tumbakovic nuk është serb, ai është shqiptar. Këtë ma ka konfirmuar ai vetë”.

Ndeshja e sotme kundër Malit të Zi, është e dyta e verdhekaltërve në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Në ndeshjen e parë, “Dardanët” barazuan 1:1 me Bullgarinë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat