Challandes flet pas ndeshjes: Nuk jam i kënaqur...

Futboll

Challandes flet pas ndeshjes: Nuk jam i kënaqur...

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:15
Selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes me Malin e Zi.

Kosova nuk arriti të merrte më shumë se një pikë nga udhëtimi në Podgoricë, duke luajtur baras 1:1.

Pas këtij rezultati, Challandes tha se nuk ishte shumë i kënaqur, dhe pret që në ndeshjet e tjera të ketë konkretizime.

“Kishim mundësinë që të mbyllnim ndeshjen disa herë në pjesën e dytë, pasi patëm dy raste të mira. Nëse nuk shënojmë, normalisht se jemi në rrezik. Pranuam një gol dhe nuk jam i kënaqur. Kemi luajtur ndeshje të veçantë si mysafirë, skuadra mbajti topin mirë, patëm raste për shënim, por u ndëshkuam. Nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme” tha fillimisht Challandes.

“Duhet të jemi më të qetë në fazën e fundit, ndoshta duhet të kemi më shumë vetëbesim, pasi kjo është ajo për çka kanë nevojë sulmuesit. Ndonjëherë kjo nuk shpjegohet. Kemi ushtruar dhe kemi parë se kemi kualitete. Nuk mund ta shpjegoj këtë. Nuk kam zgjidhje të veçantë. Duhet të mbajmë vetëbesimin dhe të vazhdojmë” ka thënë tutje trajneri.

“Nuk ishte kërkesa ime që Muriqi të tërhiqej mbrapa, ishte ndjenja që kishte ai. Në minutat e fundit luajtëm për fitoren.”

“Ka mundur të jetë një zgjidhje tjetër, por kemi pasur Rashanin në të majtë, Zhegrovën në të djathtë dhe Rashicën e Muriqin në qendër. Nuk mund të luajmë vetëm me sulmues. Celina ishte i mirë, por kemi edhe ndeshjen tjetër” ishin fjalët e Challandes kur ai shpjegoi zëvendësimin Rashani – Celina.

Kosova tashmë numëron 2 pikë nga 2 ndeshje të luajtura në këto eliminatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat