Rrahmani: Merituam fitoren, u dënuam nga një gjysmë-rast

Futboll

Rrahmani: Merituam fitoren, u dënuam nga një gjysmë-rast

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:16
Amir Rrahmani

Kosova ka barazuar 1 – 1 me Malin e Zi në Podgoricë.

Kosova ishte e para e cila kaloi në epërsi 0 – 1 nëpërmjet Milot Rashicës në minutën e 25’, por malazezët u kthyen në lojë me golin e Stefan Mugosa në minutën e 69’.

Kapiteni i Kosovës në këtë ndeshje, Amir Rrahmani pas ndeshjes është shprehur se Kosova ka merituar fitoren.

“Po, si shkoi loja mendoj se merituam të fitonim sepse kishim rezultatin dhe rastet tona dhe po të shënonim golin e dytë do të fitonim. I vetmi gjysmë-rast që ishte ata shënuan gol”, tha Rrahmani.

I pyetur se çfarë po i mungon Kosovës, Rrahmani tha se mund të jetë pasimi i fundit, por gjithashtu ai tha se duhet të provohet me goditje nga jashtë zonës.

“Nuk e di them të drejtën, ndoshta pasimi i fundit po mungon dhe besoj se duhet të provojmë më shumë goditje jashtë zonës”, vazhdoi ai.

Rrahmani tha se kishte probleme me gjurin, por se ai pati dëshirë ta ndihmonte ekipin.

“Po, këmbën e majtë kam pak problem me gjurin, por dua të luaj dhe ta ndihmoj ekipin. Jam i gatshëm për ndeshjen e ardhshme”, tha në fund Rrahmani.

Kosova të hënën do të ndeshet me Bullgarinë si musafir, ndërsa për momentin radhitet në pozitën e tretë në grupin A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat