Golashënuesi i Malit të Zi: Mbi të gjitha, morëm një pikë

Futboll

Golashënuesi i Malit të Zi: Mbi të gjitha, morëm një pikë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:51
Stefan Mugosa

Golashënuesi i vetëm i Malit të Zi në ndeshjen kundër Kosovës, Stefan Mugosa, është shprehur i lumtur me pikën e fituar në Podgoricë.

Mugosa realizoi golin e barazimit në këtë ndeshje, kur po luhej minuta e 69’.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, por gjithashtu nuk shfrytëzuam disa mundësi që patëm, pastaj ne shënuam golin…. Ne ishim më mirë, shkuam në fushë gati për gjithçka. Më vjen keq që nuk dolëm me tri pikët” ka thënë Mugosa, transmeton lajmi.net.

“Nuk është shumë keq, por është një ndeshje e keqe. Tani duhet të rikuperohemi dhe të mendojmë për më shumë nga ndeshja me Çekinë” ishin fjalët e lojtarit të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat