Flet futbollisti serb i Malit të Zi që s’pranoi të luajë kundër Kosovës

Futboll

Flet futbollisti serb i Malit të Zi që s’pranoi të luajë kundër Kosovës

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 11:06
Futbollistet serb

Mediat serbe, Blic dhe Informer, raportojnë se njëri ndër dy futbollistët serbë të Malit të Zi, Mirko Ivanic, ka thënë se nuk do të luante kundër Kosovës edhe nëse kjo do të thoshte se ai s’do të luajë kurrë më për Malin e Zi.

Pas presionit të madh politik nga Beogradi, trajneri serb Ljubisa Tumbakovic dhe ndihmës trajneri i parë, Sasa Jankovic, u tërhoqën pak orë para ndeshjes kundër Kosovës, së bashku me dy futbollistë të tjerë – Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic.

Atyre u ishte kërkuar nga mediat dhe tifozët serbë që të mos luajnë kundër Kosovës duke thënë se një serb i vërtetë s’pranon të luajë në këtë ndeshje. Pikërisht këtë gjë e bëri Ivanici, i cili sipas medieve serbe ishte i gatshëm edhe të mos luajë kurrë më për Malin e Zi.

“Nëse nuk pranoni që unë të mos luaj kundër Kosovës, jam i gatshëm të mos luaj kurrë më për këtë kombëtare. Nuk do të luaj kundër tyre, edhe nëse kjo do të thotë se nuk do të luaj kurrë më për Malin e Zi”, citohet të ketë thënë Ivanici.

Mali i Zi u udhëhoq në këtë ndeshje, që përfundoi me rezultat 1:1 në Podgoricë, nga ish-futbollisti i kësaj Kombëtareje, Miodrag Dzudovic, ndërsa pak orë pas ndeshjes, Tumbakovici u shkarkua nga puna e tij.

Për dallim nga fati i trajnerit, gazeta beogradase, Informer, raporton se Filip Stojkovicit dhe Mirko Ivanicit u është dhënë edhe një mundësi e dytë nga Federata e Futbollit e Malit të Zi. Një gjë e tillë kuptohet edhe nga deklarata e lëshuar nga Federata malaziase.

“Anëtarët e Bordit Ekzekutiv e shprehën keqardhjen e tyre për presionin nga disa rrethe për të mos i lejuar Filip Stojkovicin dhe Mirko Ivanicin të luajnë kundër Kosovës dhe që gjërat josportive në këtë rast fituan kundër futbollit”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Federata malaziase.

 “Anëtaret e Bordit Ekzekutiv morën vendim unanim për ta zëvendësuar Ljubisa Tumabkovicin për shkak të vendimit për të mos e drejtuar skuadrën e Malit të Zi, që ishte një befasi e padëshiruar dhe një shkelje e obligimeve profesionale të kontratës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat