Në Mal të Zi të revoltuar, Serbia na futi në kurth!

Futboll

Në Mal të Zi të revoltuar, Serbia na futi në kurth!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2019 Në ora: 11:09
Në Mal të Zi të revoltuar, Serbia na futi në kurth!

Malazezët janë të trishtuar nga barazimi 1:1 me Kosovën, por edhe me fat që evituan humbjen.  Kosova e kishte fitoren në xhep por e lëshuan 20 minuta pa përfunduar takimi.  
Komentuesit e ndryshëm në Mal të Zi, janë të irrituar me gjestin primitiv që ka bërë selektori Lubisha Tumbakoviç, që nuk e ka udhëhequr kombëtaren e tyre dhe nuk janë paraqitur edhe dy futbollistë serbë, me demek nuk e njohin Kosovën. Njëri nga komentuesi, me emrin Budos shkruan në një koment te portalit malazez “Vijesti”: “Tani njerëzit e Kosovës do të na mirëpresin si miq në Prishtinë?” Ndërkaq, njëri nga lexuesit me emrin Zone, shkruan mes të tjerash:  “Mali i Zi futet në kurthin e Serbisë. Ne kemi shembullin e fundit kur ishin vënë sanksionet ndërkombëtare për Serbinë, në vitin 1992”. Disa komentues kërkojnë që të largohet Dejan Saviçeviqi nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat