As Modric dhe as Pirlo...; është super Frenkie de Jong!

Futboll

As Modric dhe as Pirlo...; është super Frenkie de Jong!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 11:55
Frenkie de Jong

“Cruyffismo” mund të mburret me krenari për paraqitjen e De Jong në fitoren kundër Anglisë (3-1). Vështirë të gjesh një tjetër futbollist, që e përmbledh më mirë ADN-në e Ajax, Barcelonës dhe Holandës, sesa Frenkie. Futbolli i tij ka të bëjë me thelbin, jo me fasadën. UEFA nuk hezitoi për t’i dhënë “MVP” (lojtari më i mirë i ndeshjes), pas atij “recitali”, që nuk mund të ishte dot më i plotë. Ai ishte lojtari që ka dhënë më shumë pasime (128), më tepër pasime të sakta (105), më tepër goditje në portë (5) dhe ka thyer më shumë sulme të kundërshtarit (13).

"De Ligt dhe De Jong kanë qenë shumë të mirë. Veçanërisht Frenkie ka bërë një ndeshje të madhe", - pranoi Koeman për “Cope”. Sikur të mos ishin të mjaftueshme këto, ai kishte një saktësi në pasime prej 96.3%. Edhe pse kështu, De Jong mbetet modest: "Disa topa nuk i trajtonim me saktësi”.
De Jong është kaq i mirë, pa pasur nevojë të bëjë as faulle. "Do të duhet të luaja pak në mënyrë të pistë për ta nxjerrë atë nga futbolli i tij", - tha Declan Rice, ndërkombëtari anglez, që duhej ta ndalonte atë. 

Portugalia, në finalen e Ligës së Kombeve, të dielën, do të provojë një tjetër “recetë”. "Ne e dimë sa përfiton Holanda nga talenti i De Jong në mesfushë. Do të jetë e vështirë ndaj këtij lojtari, por do të bëjmë çdo gjë të mundshme për ta ndaluar Holandën dhe De Jong", - tha Rúben Dias.

Sidoqoftë, De Jong nuk kënaqet me kaq, dëshiron më shumë: "Ne kemi pasur një sezon të shkëlqyer me Ajax. Fituam titullin dhe Kupën e Holandës, por fatkeqësisht  rrëzuam në gjysmëfinalet e Champions-it. Tani kemi një shans të ri për të fituar një tjetër trofe me Holandën. Unë jam i bindur se mund ta fitojmë Ligën e Kombeve, - tha ai për “Marca”, duke analizuar finalen e së dielës kundër Cristiano Ronaldos me shokë. - Shanset janë 50 me 50%. Portugalia luan në shtëpi dhe ka lojtarë të mirë".

Frenkie, ashtu sikur luan, flet me buzëqeshje, me pafajësinë e një fëmije, por që futbolli, pasioni i tij i madh, e ka bërë yll të vërtetë. Dhe kështu, me të është dashuruar krejt Europa. "Këmbët e tij lëvizin çnjerëzisht e shpejt, në drejtime të ndryshme. De Jong nuk ndjek një plan, por vepron në bazë të ADN-së së tij. Është si një pluhur magjik, që vendos rregull kudo që luan. Këmbët e tij nuk lënë asnjë gjurmë", - shkruan “The Guardian”.

Komplimentet e Pirlos, Griezmann, Redknapp
I pari që pati lëvdata për talentin e tij ishte Griezmann, pas ndeshjes Holandë-Francë: "Unë do të them se është më i miri, me të cilin jam përballur. U përpoqa ta zhbilancoja atë me të gjitha mënyrat, por kurrë nuk e dorëzonte topin."

Po kështu, vlerësime maksimale ka marrë edhe nga mjeshtri i mesfushës, Andrea Pirlo: "Tani për tani, ai është më i miri; ka personalitet, teknikë, e di se çfarë do të ndodhë... Ai më kujton mua".

Një tezë, që e bashkëndan edhe anglezi Jamie Redknapp: "De Jong është më i miri, është si Modric, bën çdo gjë. Unë jam një tifoz i madh i tij..."
"Ai më kujton Xavi, - thotë spanjolli Jose Rodriguez, i cili këtë sezon është përballur me De Jong, si pjesë e Fortuna Sittard

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat