Lubisha mos i fsheh rrënjët, tregoju serbëve se prej cilit qytet të Kosovës e keni prejardhjen

Futboll

Lubisha mos i fsheh rrënjët, tregoju serbëve se prej cilit qytet të Kosovës e keni prejardhjen

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 qershor 2019 Në ora: 12:30
Lubisha mos i fsheh rrënjët, tregoju serbëve se prej cilit qytet të Kosovës e keni prejardhjen

Lubisha Tumbakoviq nuk e ke nevojën të heshtësh as të fshihesh pas perdeve dhe as të skuqesh e as të çoroditesh! As të mohosh prejardhjen tuaj dhe vendin nga vjen! Shkurt, jeni me prejardhje nga Mitrovica dhe me prejardhje shqiptare, ndryshe jeni Tumbak por e keni shtuar ndajshtesën e viqit, Tumbakoviqi! 
Nuk është marre të ju tregosh serbëve që jeni shqiptar por që keni lindur në Beograd, pasi që nëna juaj ka qenë serbe, iu ka lënë emrin Lubisha! Nuk është faji juaj që quheni Lubisha por i nënës tuaj që ka qenë serbe. Asgjë të keqe nuk ka nëse e thua të vërtetën, se në Beograd jetojnë me mijëra shqiptar dhe nuk është fundi i botës nëse i zbulon rrënjët tuaja të vërteta! 


Nuk jeni më përzgjedhës i kombëtares së Malit të Zi, sepse nuk ta mbajti prapanica ta kundërshtosh presionin e madh nga Serbia shoveniste. Nuk e udhëhoqe skuadrën sepse u arsyetove se edhe familjen e keni pasur të kërcënuar! Po kush ia kërcënojë familjen? Vuçiqi apo Bërnabiqi? Tregoni! Një telefonatë e ke pasur! Tregoni. Tumbak apo Tumbakoviq si keni dëshirë të ju thërrasin, nuk u tregove aspak miqësor as në konferencën për shtyp, sepse çdo pyetje të gazetarëve të Kosovës, ju jeni përgjigjur me gjuhë injorimi!  Ju e tradhtuat Malin e Zi, që iu besoj, por edhe ata e kuptuan se jeni të pabesë!

Kjo i vije, si komandanti që i lë ushtarët në vijë të frontit dhe vet ikë, se nuk ia mban prapanica! Tumbak apo Tumbakoviqi, Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht që nga 17 shkurti 2008, u çlirua me 12 qershor të vitit 1999 nga Serbia pushtuese! Tumbak shqiptari, e kuptove edhe një realitet, se edhe pa juve luhet ndeshja! Edhe pa Serbi luhet Kampionati Evropian e Kampionatit Botëror. E kuptuat mbrëmë, se Serbia është hiçgjë, një shkarravitëse dhe një vend i pabesë!

E dini Tumbak, pse me Partizanin e Beogradit, nuk morët pjesë në garat evropiane në vitin 1992-93? E dini! Sepse Serbia u përjashtua nga të gjitha organizatat ndërkombëtare për shkak të krimeve ndaj popullatës boshnjake e kroate dhe shqiptare!

Tumbakoviq, nëse ke pak fytyrë, pensionohu përgjithmonë nga zeja e trajnerit, sepse futbolli nuk politizohet e as sporti, sporti është sport dhe ju merreni me politikë shoveniste, ashtu siç po ju edukojnë dajallarët, që i keni serbë. Edhe komentatori më i njohur Agim Kasapolli, ka deklaruar se ju i keni thënë se jeni shqiptar! Atëherë, Tumbak thuaje se je shqiptar. Fundja, eja dhe kthehu në Mitrovicë, ikë nga Beogradi që gjithmonë është i frymëzuar me primitivizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat