Skuadra e Milanos duket se është e gatshme ta largojë nga skuadra sulmuesin portugez, Andre Silva.
Silva e kaloi edicionin e kaluar tek skuadra e Sevillas, ku luajti një edicion mjaft të mirë, por që nuk ka bindur akoma drejtuesit e ‘Rosonerëve’.
Milano i ka vendosur çmimin sulmuesit. Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, ‘Rosonerët’ vlerësojnë lojtarin me 25 milionë euro.
Emri i yllit portugez është lidhur ngushtë me një kalim tek Wolverhampton gjatë kësaj vere, pasi lojtari nuk po gjen hapësirat në ‘San Siro’.
23 vjeçari i ishte bashkuar skuadrës së Milanos në vitin 2017 dhe ka gjetur 10 herë rrugën e golit, në 40 paraqitje.