Fiton Kroacia

Futboll

Fiton Kroacia

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:01
Fiton Kroacia

Kroacia mundi 2:1 Uellsin në ndeshjen e dytë të Grupit E për kualifikueset për Euro 2020, duke kryesuar me 6 pikë, por me një ndeshje më shumë.

Skuadra kroati ishte qartësisht më dominuese dhe arriti të shënojë që në minutën 16’, ku Perishiç u bë protagonist, mirëpo topin në rrjetë e dërgoi qendërmbrojtësi i Uellsit Lawrence.
Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Matteo Kovaçiç shënoi golin e dytë, mirëpo arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje të Kramariç.
Nuk kaluan shumë minuta dhe Perishiç shënoi golin e dytë për kroatët, pas një rrëmujë në zonë. Për të hapur ndeshjen mendoi 21-vjeçari David Brooks, i cili shënoi për Uellsin duke bërë disa lëvizje të bukura nga jashtë zone dhe goditi saktë, falë edhe devijimit të Vida, që e dërgoi topin në rrjetë.

Në minutat në vijim Uellsi i drejtuar nga Rayan Giggs u bë më agresive, por nuk arritën të gjejnë golin e barazimit. Vlen të theksohet performanca e Gareth Bale, i cili nuk arriti në asnjë moment të tregohet i rrezikshëm në mbrojtjen kundërshtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat