Hysaj flet pas humbjes së Shqipërisë

Futboll

Hysaj flet pas humbjes së Shqipërisë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:13
Elseid Hysaj

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, ka komentuar humbjen e kuqezinjve në udhëtim te Islanda.

Kombëtarja e Islandës ka arritur të mposht 1:0 Shqipërinë në kualifikimet për Euro 2020.

Hysaj ka thënë se kombëtarja Shqiptare ka pasur rastet e saja, dhe është ndëshkuar për mos shfrytëzimin e tyre.

“Patëm raste, por një nga ato dy momentet patëm edhe një penallti të mohuar. Nëse nuk shënojmë dhe nuk na japin penallti, do e humbim dhe ndeshjen”, ka deklaruar Hysaj.

Për golin e pësuar, Hysaj ka shtuar: “Ishte gabim i joni, nuk mund të kalojë mes 5 vetave një lojtar. Edhe ata, 2 raste patën, nuk patën shumë. Duhet të sigurohemi më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat