Trajneri i Shqipërisë: Humbje e pamerituar

Futboll

Trajneri i Shqipërisë: Humbje e pamerituar

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:44
Trajneri i Shqipërisë: Humbje e pamerituar

Në intervistën për Supersport pas ndeshjes trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja shprehu gjithë zhgënjimin e tij për humbjen ndaj Islandës, një disfatë e pamerituar për kuqezinjtë, të cilëve sipas Rejas iu mohua edhe një penallti, gjithsesi italiani ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në tërësi.

“Është për të ardhur keq, pasi e nisëm mirë. 20 minutat e para krijuam shumë raste. Pastaj rendimenti fizik filloi të bjerë. Megjithatë, mund të shënonim, pasi na u mohua një penallti. Ajo që prisnim ne nga goditjet e këndit, nuk sollën atë që ne mendonim. Krijuam shumë raste dhe është për të ardhur keq. Disa episode mund të ishin konsideruar penallti”.

 “Pavarësisht aftësive të dukshme të lojtarit që dribloi, ne nuk duhet ta lejonim. I iku të parit, të dytit, i treti duhet ta ndalte me doemos. Megjithatë, ishin aftësitë e tij”.

 “Bëmë një ndeshje të mirë, patëm raste por nuk i konkretizuam. Nëse nuk e bën diçka të tillë, atëherë është problem. U munduam të krijojmë raste, sikurse edhe ata me goditje standarde. Loja do merrte rrjedhë tjetër po të finalizonim. Shënuan ata dhe ia dolën. Na vjen keq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat