Matuidi: Bonucci ka kërkuar falje për ato që tha

Futboll

Matuidi: Bonucci ka kërkuar falje për ato që tha

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:43
Blaise Matuidi

Champions, e ardhmja dhe koret raciste. Blaise Matuidi, mesfushori i Juventus-it, ka dhënë një intervistë të gjatë për “L’Equipe”.

“Ka qenë një sezon shumë i kënaqshëm. Kam luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet, kjo do të thotë shumë te një klub si Juventus. Gjithashtu, kemi mbrojtur titullin e kampionëve të Italisë”.

CHAMPIONS – “Eliminimi në çerekfinalet e Champions League kundër Ajax-it ka qenë njolla e këtij viti. Kishim mundësitë për të bërë diçka më shumë, por nuk e kemi bërë në momentin e duhur. Na kanë munguar edhe lojtarë të rëndësishëm, si kapiteni ynë Giorgio Chiellini, që ishte i dëmtuar”.

E ARDHMJA – “Kam akoma edhe një vit kontratë me opsion për një tjetër. Jam mirë tek Juventus”.

LUFTA NDAJ RACIZMIT – “Shkon përtej sportit. Mendoj se do të ishte bukur nëse imazhi i kësaj lufte kundër racizmit do të bëhej një njeri jo me ngjyrë. Do të ishte fantastike. Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm për këtë problem”.

FJALËT E BONUCCI-t – “(Ka kritikuar Kean për festimin, që u pasuar nga thirrje raciste). Kam mbetur i befasuar. Kemi folur bashkë për këtë. Mendoj se nuk ka pasur këndvështrimin e duhur. Ka kërkuar falje? Po”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat