Turpi i madh! Ja kush bërtet ‘vdekje shqiptarëve’ gjatë stërvitjes së Kosovës 

Futboll

Turpi i madh! Ja kush bërtet ‘vdekje shqiptarëve’ gjatë stërvitjes së Kosovës 

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:13
Turpi i madh! Ja ku bërtet ‘vdekje shqiptarëve’ gjatë stërvitjes së Kosovës 

Kosova ka zhvilluar nga ora 17:00 përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë, por është dashur ta zhvillojnë atë me disa pengesa.
Sipas asaj që raporton Supersport, një gjë e turpshme ka ndodhur në stërvitjen e parë të “Dardanëve” në Sofje para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës.  Raporton se në stërvitjen e Kosovës tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste jashtë stadiumit.
“Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët”, ishin thirrjet e tyre.
Fillimisht u raportua se është ndërprerë stërvitja, por gazetari Arlind Sadiku, ka thënë se ajo ka vazhduar deri në fund edhe përkundër këtyre thirrjeve, që kanë ndodhur vetëm në fillim të stërvitjeve.
“Stërvitja e Kosovës ka shku ne mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme. Siç ishte parashikuar. Krejt çka ka ndodh është kjo: një grup prej 10-15 tifozësh që ndodheshin afër hyrjes së stadiumit me një kafe, kanë bërtit “Ubi, ubi shqiptari”, për disa sekonda derisa lojtarët hynin në stadium. Veprimi i tyre sigurisht që është skandaloz por kjo ka qenë e gjitha dhe jo siç po raportohet në media”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Për të shmangur çdo incident të mundshëm pas kësaj ngjarje, ekipit të Supersport i është kërkuar që të largohen bashkë me Kombëtaren nën përcjelljen e autoritete vendase. Kosova ka udhëtuar për në Bullgari menjëherë pas barazimit 1:1 me Malin e Zi.
Fatkeqësisht, në ndeshjen e së hënës, përveç Valon Berishës, Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës, do të mungojë edhe Arbër Zeneli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat