Vinicius tregon çfarë bën Neymar për të

Futboll

Vinicius tregon çfarë bën Neymar për të

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 22:32
Vinicius dhe Neymar

Në një intervistë të dhënë në Brazil për “Fox Sports”, Vinicius Junior ka deklaruar se Neymar mbetet idhulli i tij i padiskutueshëm dhe se tenton gjithmonë të imitojë lëvizjet në fushë të yllit të PSG dhe Brazilit.

“Neymar është idhulli im në fushë dhe tentoj ta imitoj në shumë gjëra. Ai më nis gjithmonë video të lëvizjeve të tij në fushë dhe më thotë: ‘djalosh, bëje njëlloj si unë’. Ai bën gjëra si askush tjetër në fushë”, deklaroi Vinicius, transmeton Telesport.al.

Sulmuesi brazilian i Real Madrid ka deklaruar gjithashtu se veç Neymar, një tjetër referencë për atë në fushë është edhe ish-ylli i Barcelonës dhe Milan, Ronaldinho: “Ai është një tjetër futbollist tek i cili inspirohem. Shikoj videot e tij dhe mësoj. Neymar dhe Ronaldinho janë dy idhujt e mi më të mëdhenj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat