Italia deklason Greqinë

Futboll

Italia deklason Greqinë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:06
Italia

Italia ka shënuar edhe fitoren e tretë në kualifikimet për Euro 2020.

‘Azurët’ kanë arritur që në udhëtim te mposhtin Greqinë, me rezultat 0-3, në ndeshjen e grupit J.

Golat e fitores për kombëtaren e Roberto Mancinit u shënuan në pjesën e parë.

Nicolo Barella në minutën e 23 kaloi në epërsi Italinë, prej 0-1.

Në minutën e 30’, Lorenzo Insigne dyfishoi epërsinë.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Leonardo Bonucci, që shënoi në minutën e 33’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat