Tare e Boban për rimëkëmbjen e Milanit

Futboll

Tare e Boban për rimëkëmbjen e Milanit

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:19
Tare e Boban

Punohet intensivisht në kampin e Milan për të përcaktuar më së miri dhe sa më parë të gjithë stafin drejtues, veçanërisht pas largimit të Leonardos dhe Gennaro Gattusos në javët e kaluara.

Tashmë duket i sigurt promovimi i Paolo Maldinit në rolin e ri të drejtorit teknik të klubit milanez, aq sa ish-kapiteni kuqezi ka nisur tashmë punën prej disa ditësh për të bindur kroatin Zvonimir Boban të rikthehet te Milan, këtë herë në rolin e drejtorit të përgjithshëm.

Por jo vetëm, Maldini ka zgjedhur gjithashtu edhe kandidatin favorit për postin e drejtorit të ardhshëm sportiv të Milan. Bëhet fjalë për shqiptarin Igli Tare, që mban këtë rol aktualisht te Lazio.

Është “Sky Sport” që bën përmbledhjen e zhvillimeve dhe situatës në kampin kuqezi. Sipas kanalit sportive, në shtëpinë e Milan ka optimizëm për një rikthim të kroatit, teksa pritet vetëm konfirmimi i vetë Bobanit.

Maldini po punon gjithashtu edhe për të bindur Taren, me kontaktet mes palëve që janë të vazhdueshme dhe pa ndërprerje mes kuqezinjve dhe drejtuesit shqiptar, që mbetet zgjedhja e parë për Milan.

Pengesa më e madhe për kalimin e Tares te Milan verifikohet të jetë presidenti i Lazioa, Claudio Lotito, që nuk është i bindur të lërë të lirë shqiptarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat