Formacioni i Real Madridit me Eden Hazardin

Futboll

Formacioni i Real Madridit me Eden Hazardin

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:31
Eden Hazard

Real Madrid të premten ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me Chelsea për transferimin e Eden Hazard.

Pas Eder Militao dhe Luka Joviç, Real Madrid kanë transferuar edhe yllin belg, Eden Hazard.

Me ardhjen e Hazard dhe Joviç, faza sulmuese e Real Madrid duket se do të jetë frytdhënëse, për të rikthyer ‘Los Blancos’ në majat e futbollit evropian.

Image

Kjo dyshe, do të ndihmohet nga Vinicius Jr, që sipas medieve të huaja, do t’i zë vendin Gareth Bale.

Në mesfushë pritet të renditen Casemiro, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Marcelo, Raphael Varane, Sergio Ramos dhe Dany Carvajal, do të rreshtohen në fazën e mbrojtjes, me Thibaut Courtois në portë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat