Trajneri i klubit anglez vdes tragjikisht në moshën 49-vjeçare

Futboll

Trajneri i klubit anglez vdes tragjikisht në moshën 49-vjeçare

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:26
Justin Edinburgh

Justin Edinburgh, trajner i Leyton Orient është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak. Vetëm 49-vjeç, por nuk ka mundur t’i shpëtojë goditjes në zemër, trajneri që e ngjiti këtë sezon skuadrën e Leyton në Football League.

Edinburgh ka qenë në Madrid duke ndjekur finalen e Champions League dhe të dielën është kthyer në Angli, aty ka pësuar edhe goditjen në zemër. Të hënën është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Anglezi më parë ka luajtur si mbrojtës i krahut të majtë dhe për 10 vite (1990-2000) ka veshur fanellën e Tottenham, duke bërë 215 paraqitje me klubin londinez.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat