Edi Reja ofendon ashpër lojtarët e kombëtares

Futboll

Edi Reja ofendon ashpër lojtarët e kombëtares

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:57
Edi Reja

Trajneri i përfaqësues shqiptare, Edi Reja, me siguri që do të ketë shumë diskutime për të bërë me lojtarët të cilët lanë që t’u kalonte aq lehtësisht Gudmundson në mes dhe të shënonte në portën e Berishës në minutën e 22-të të ndeshjes. Në konferencën për shtyp pas sfidës, tekniku italian ka shprehur hapur zhgënjimin me pasivitetin e lojtarëve kuqezi në ato momente. “Kjo ndeshje varej shumë nga fakti se kush do të shënonte i pari do të fitonte. Mbajtëm topin në gjysmëfushën tonë më shumë në fillim dhe u munduam të gjenim të çarën mes prapavijën e Islandës. Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe.

Por pastaj kishte gabime të tmerrshme në mbrojtje, pasi tre lojtarë qëndruan si piketa stërvitje, vetëm qëndruan dhe nuk bënë asgjë përveç gabimeve të tmerrshme. Ishte në ndeshje ku kush shënonte i pari kishte më shumë shanse për fitoren”, tha ai.

Reja më pas iu përgjigj edhe pyetjeve për lojën e rëndë të kuqezinjve duke shpjeguar se ai gol ishte ajo që tregonte realisht se nuk kishte pasur një lojë të tillë. “Mbrojtja jonë bën ndërhyrje të forta por kur duhej të ndalnin lojtarin, nuk bënë asgjë. Atëherë duhej të kishin bërë ndërhyrje. Ishte ndeshje e forte dhe futbolli është lojë që kërkon forcë. Megjithatë, mendoj se islandezët rrëzoheshin vetë në tokë lehtësisht”, tha Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat