Përfaqësuesja e Kosovës e nderoi ish-presidentin Vokrri në Sofje

Futboll

Përfaqësuesja e Kosovës e nderoi ish-presidentin Vokrri në Sofje

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:18
Kombëtarja e Kosovës e nderoi Vokrrin me një koreografi simbolike dhe me një minutë heshtje në ambientet e hotelit ku është akomoduar.

Përfaqësuesja e Kosovës, e cila ndodhet në Sofje për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë, sot, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta e ka nderuar ish-presidentin Fadil Vokrri, me një koreografi simbolike dhe me një minutë heshtje në ambientet e hotelit ku është akomoduar.

Para futbollistëve një fjalë rasti e ka mbajtur nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri, i cili theksoi se periudha njëvjeçare pa Legjendën ka qenë e vështirë.

“Jemi mbledhur këtu për të nderuar mikun dhe udhëheqësin tonë, Fadil Vokrri. Ky vit më ka shkuar më ngadalë se 40 vite që jam shoqëruar së bashku me të. Të gjithë kemi çfarë të kujtojmë e përmendim. Të gjithë që e kanë njohur e dinë sa i madh ka qenë dhe i madh ka mbetur. Do të kisha dëshiruar që rrugëtimi i tij të vazhdohet dhe fjalët e tij t’i nderojmë e respektojmë”, ka theksuar Burri.Ndërkohë, kujtime për ish-presidentin Vokrri evokuan edhe miku i tij, Muharrem Sahiti, përzgjedhësi Bernard Challandes dhe portieri Samir Ujkani, të cilët e vlerësuan lartë kontributin dhe veprën e Legjendës, me shpresën se sukseset e Kombëtares nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat