Transferimi i Bruno Fernandes tek Man Utd mund të dështojë për fajin e Woodward

Futboll

Transferimi i Bruno Fernandes tek Man Utd mund të dështojë për fajin e Woodward

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:56
Bruno Fernandes

Transferimi i yllit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, tek skuadra e Manchester United, mund të dështojë për fajin e Ed Wooward.

Woodward po heziton që të mbyll një marrëveshje me yllin portugez, i cili luan në repartin e mesfushës.

24 vjeçari ka impresionuar me paraqitjet në Primeira Liga këtë sezon, duket shënuar 19 gola në 31 paraqitje, dhe duke fituar një vend në skuadrën kombëtare të Portugalisë.

Sipas portugezes ‘O Jogo’, Woodward po heziton rreth marrëveshjes dhe nuk është i gatshëm të shpenzojë para për lojtarin.

Woodward ka bërë disa transferime të gabuara së fundmi, siç është rasti i Alexis Sanchez. Ai madje është kritikuar shumë edhe nga ish trajneri Louis Van Gaal.

Mbetet të shihet nëse Ed do të vendos ose jo që ta transferojë yllin portugez që ka tërhequr vëmendje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat