Flet Blakçori: Ja arsyeja se pse po largohemi nga Llapi, karrierën do ta vazhdoj te...

Futboll

Flet Blakçori: Ja arsyeja se pse po largohemi nga Llapi, karrierën do ta vazhdoj te...

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:08
Ilir Blakçori

Dje gjatë ditës është konfirmuar edhe një largim i futbollistit të njohur, Ilir Blakçorit nga skuadra llapjane.

Vet lojtari e kishte bërë të ditur një gjë të tillë nëpërmjet një postim në rrjetin social Facebook.

Ne një intervistë për KosovaPress, Blakçori mohon të ketë pasur ndonjë problem me drejtuesit llapjan, por sipas tij kishte ardhur koha për të ndërruar ambient.

“Nuk ka pasur ndonjë problem, kam pasur dëshirë të ndërroj ambient dhe për këtë arsyje po largohem nga Llapi. Për lojtarët tjerë nuk e di saktësisht se pse po largohen, mund të ndodh edhe për financa, mirëpo unë nuk jam larguar për kushtet, por kam shprehur dëshirë për të ndërruara ambient”, tha fillimisht Blakçori.

Ndërkohë se ku do ta vazhdojë karrierën vet futbollisti zbuloi se e ardhmja e tij do të jetë në futbollin kosovar.

“Kam pasur oferta të shumta nga ekipet e Superligës, poashtu edhe nga Laçi mirëpo karrierën besoj se do ta vazhdojë tek Drita”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat