Projekti rekrutimi i vajzave / Ferizaj, qytet me talente të shumta të futbollit 

Futboll

Projekti rekrutimi i vajzave / Ferizaj, qytet me talente të shumta të futbollit 

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:12
Valbona Gashi-Uka dorëzon trofeun

Në kuadër të projektit të FFK-së “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”, dje dhe sot në Ferizaj, është ka organizuar turneu i radhës në futboll “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, me pjesëmarrjen e 12 shkollave.
Pikërisht nga ky qytet sivjet vjen ekipi kampion në Ligën U16 (Vizioni) gjë e cila dëshmon se ky qytet ka talente të shumta, e që rezultate në masivizim ka dhënë pikërisht ky projekt i nisur vitin e kaluar.

Pas dy ditësh të lojërave interesante dhe rivalizuese, e ku u veçuan edhe disa talente të cilat në të ardhmen pritet të bëhen pjesë e futbollit të organizuar, fitues i turneut doli ekipi i SHFMU “Dituria”, që në finale e mundi ekipin e SHFMU “Naim Frashëri”, me rezultat 2:0.

Këtë aktivitet nga afër e ndoqën edhe anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku, menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka dhe përzgjedhësi i kombëtareve U19 e U16, Kushtrim Munishi.
Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit në këtë komunë që ishte bashkorganizatore e turneut e ka falënderuar FFK-në për vazhdimësinë e këtij projekti.

Në fund për ekipet më të mira u ndanë kupa dhe mirënjohje, derisa për të gjitha ekipet pjesëmarrëse u ndanë nga 6 topa të futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat