Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova U21 – Turqia U21 

Futboll

Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova U21 – Turqia U21 

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 15:57
Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova U21 – Turqia U21 

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2021, Kosovë U21 – Turqi U21, e cila zhvillohet, të martën, më 11 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të dalin në shitje nesër (e hënë) në orën 9:00. Biletat do të shiten në  këto dy pika të IPKO-s:
Prishtinë: Rr. “Perandori Justinian”, në Pejton
Prizren: Rr. “Rezmi Ademaj”

Çmimi i biletave është si vijon:
Lindje 3 euro
Perëndim 3 euro
VIP 5 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat