Batatina ka një mesazh për të larguarit nga Llapi

Futboll

Batatina ka një mesazh për të larguarit nga Llapi

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:27
Batatina ka një mesazh për të larguarit nga Llapi

Skuadra llapjane nuk është duke kaluar një moment të mirë.

Disa prej futbollistëve kryesor janë larguar nga klubi duke mos vazhduar të jenë pjesë e Llapit edhe për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo trajneri i skuadrës, Tahir Batatina tregon për KosovaPress se këta lojtar të cilët janë larguar nuk kanë qenë në planet e tij për sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh se ai po mundohet të krijojë një skuadër më solide se që e ka pasur sezonin e kaluar.

“Po nuk kanë qenë në planet e mia për kampionatin e ardhshëm duke e ditur se Llapit i duhet edhe pak një ngritje në cilësi për ta arritur objektivin. Do të mundohemi këtë kampionat të sjellim lojtar më përvojë në skuadër dhe të nivelit më të lart sesa kishim kampionatet që lamë pas. Do të mundohem ta bëjmë një skuadër solide që të jemi në mesin e 4 skuadrave te para në tabelë”, tha Batatina.

Kujtojmë që nga Llapi deri më tani zyrtarisht janë larguar: Hamdi Namani, Ilir Blakçori, Ahmed Januzi ndërsa flitet edhe për një largim të mundshëm të Mentor Zhdrellës dhe Festim Alidemës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat