Bajrami afër kampionit të Zvicrës 

Futboll

Bajrami afër kampionit të Zvicrës 

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 17:10
Bajrami afër kampionit të Zvicrës 

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami e ka mbyllur një vit personalisht pozitiv, por me klubin nuk ka arritur të mbijetojnë në elitën e futbollit zviceran. Grasshopper ka rënë nga kategoria për herë të parë në histori të klubit dhe Bajrami pritet të largohet nga gjiganti zviceran. E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Zvicër, disa kilometra larg Zurich-ut. Është kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys Bernë që ka shprehur interesim për transferimin e Bajramit.  20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka shënuar tre gola këtë edicion dhe ka bërë tre asistime. Reprezentuesi i Zvicrës U-21 pritet t’i bashkohet YB për një shumë rreth tre milionë euro. Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Basel dhe Sion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat