Rashica flet për ndeshjen me Bullgarinë

Futboll

Rashica flet për ndeshjen me Bullgarinë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:42
Rashica flet për ndeshjen me Bullgarinë

Përzgjedhësi Bernard Challandes dhe Milot Rashica në konferencën për media në Sofje para stërvitjes së fundit për ndeshjen kundër Bullgarisë, kanë paralajmëruar se në ndeshjen e nesërme synojnë tri pikët. “Ne do të bëjmë përpjekje për të luajtur lojën tonë dhe filozofinë tonë dhe nuk do t’i adaptohemi lojës së kundërshtarit. Bullgaria është një skuadër e fortë, e cila ka bërë ndryshime të shumta nga ndeshja që kishim në Prishtinë. E kam shikuar edhe lojën e tyre kundër Çekisë dhe ka qenë një angazhim i madh i tyre. Sigurisht se edhe për ne nuk do të jetë e lehtë të luajmë këtu, por do të synojmë që të arrijmë fitore. Taktika jonë nuk do të ndryshojë. Nuk jemi skuadër që luajmë vetëm në mbrojtje apo vetëm në sulm. Ne mund të luajmë me sistemin 4-3-3 apo 4-2-3-1”, ka theksuar Challandes.

Me entuziazëm për ndeshjen me bullgarët është shprehur edhe Milot Rashica, edhe pse është i vetëdijshëm se i pret një 90 minutësh i vështirë. “Si çdo ndeshje, edhe këtë ndeshje do të tentojmë ti fitojmë tri pikë. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e fundit, por prapë se prapë jemi të përqendruar te ndeshja me Bullgarinë dhe e dimë se nuk do të jetë lehtë, por besoj se do të japim maksimumin dhe do të mundohemi t’i fitojmë tri pikë. Mungesa e Zenelit? Normalisht të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm si Arbëri, si Valoni si Hekuranit apo Herolindit. Jemi në fund të edicionit dhe lëndimet mund të vijnë papritur, por ne do të futemi në çdo ndeshje futemi në përqendrimin më të madh dhe nuk mendoj se asnjëri prej neve hyn duke menduar nëse do të lëndohet. Të gjithë hyjmë në fushë për ta dhënë maksimumin”, ka theksuar Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat