Qeqa Krelani e komenton sërish Zhegrovën: Nuk i kam rënë pishman për këtë gjë

Futboll

Qeqa Krelani e komenton sërish Zhegrovën: Nuk i kam rënë pishman për këtë gjë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 23:23
Zhegrova dhe Qeqa Krelani

Përfaqësuesja e Kosovës arriti të arkëtojë vetëm një pikë përballë Malit të Zi në Podgoricë të premten.

Në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”, “Dardanët” regjistruan barazim në Podgoricë.

Ndërsa, gazetarja e njohur kosovare, Qëndresa Krelani ka folur edhe njëherë për Edon Zhegrovën, të cilin e ka kritikuar publikisht.

“Edon Zhegrova është vetëm 19-vjeçar dhe ka një talent të hatashëm”, tha ‘Qeqa’ në Sports Show.

Ajo e komentoi sërish rastin ku e kishte quajtur idiot, me ç’rast reagoi edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës.

“Nuk i kam rënë pishman që e kam quajtur ‘idiot. Për rastin e tij më ka shkruar edhe motra e tij”, shtoi ‘Qeqa’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat