Robben i ofrohet skuadrës së njohur italiane?

Futboll

Robben i ofrohet skuadrës së njohur italiane?

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 08:35
Arjen Robben

Ylli holandez i futbollit, Arjen Robben, thuhet se i është ofruar skuadrës së njohur nga Serie A.

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Robben, si agjent i lirë, i është ofruar skuadrës së Lazios, pas skadimit të kontratës së tij me Bayern.

35 vjeçari holandez do të jetë i gatshëm nga 30 qershori, pas përfundimit të një dekade me skuadrën nga ‘Allianz Arena’.

Sipas ‘Calciomercato’, përfaqësuesit e Robben kanë kontaktuar me skuadrën nga kryeqyteti italian, duke iu bërë me dije atyre se klienti i tyre është i interesuar t’iu bashkohet gjatë verës.

Robben ka luajtur 19 paraqitje këtë edicion me Bayern, duke shënuar gjashtë gola dhe shtuar dy asistime.

Interesim për anësorin holandez ka ardhur edhe nga ish skuadra e tij, PSV Eindhoven.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat