Ramos flet për transferimin e Hazard

Futboll

Ramos flet për transferimin e Hazard

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:08
Eden Hazard

Qendër mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, ka komentuar blerjen më të fundit të skuadrës së tij.

Pas shumë viteve tentime, Real Madrid ia doli që të mbyllte një marrëveshje për Eden Hazard, duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare me lojtarin.

Ramos beson se ylli belg do të riforcojë skuadrën e Zinedine Zidane, dhe është shprehur i lumtur që do të luajë me të.

“Ai do të vijë të luajë me ne, ne ishim këtum, apo jo? Jam i lumtur për këtë” ka thënë fillimisht kapiteni.

“Mendoj se është blerje fantastike. Ai është lojtar i kalibrit botëror. Është mirë dhe do të riforcojë skuadrën” ka thënë Ramos.

Ramos ishte përfshirë së fundmi në disa spekulime që e largonin atë nga ‘Santiago Bernabeu’, mirëpo ishte vet lojtari që mohoi gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat