Vlera e Neymarit bie për gati 100 milionë euro

Futboll

Vlera e Neymarit bie për gati 100 milionë euro

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:42
Neymar

Neymari është bërë lajm më shumë për sjelljet e tij jashtë fushës dhe lëndimet e shpeshta sesa për atë që e ofron në fushën e lojës në dy sezonet e fundit.

Braziliani ka pasur fjalosje me bashkëlojtarët, probleme të vazhdueshme me gjendjen fizike dhe tani akuzohet edhe për përdhunimin e një gruaje.

Lëndimi i fundit, ia ka humbur atij mundësinë për t’i ndihmuar Brazilit në Kupën e Amerikës, i cili zhvillohet nga mesi i këtij muaji, dhe tani disa sponsorë të tij po mendojnë ta bojkotojnë.

Mastercard tashmë ka vendosur ta largojë brazilianin nga fushata e vet reklamuese, derisa kompanitë e mëdha si Nike dhe Red Bull pritet ta bëjnë të njëjtë gjë.

Sipas gazetës së madhe franceze L’Equipe, Neymari i ka luajtur vetëm 51.8 për qind të ndeshjeve që prej se iu ka bashkuar PSG-së, që është një përqindje shumë e ulet krahasuar me lojtarët e tjerë si Lionel Messi (87 për qind) dhe Cristiano Ronaldo (77 për qind) në të njëjtën kohë.

CIES Football Observatory ia ka ulur çmimin Neymarit nga 213 milionë euro në fillim të vitit 2019 në 120 milionë euro në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat