E konfirmon trajneri i Francës: “Mendy do të luajë në Real Madrid”

Futboll

E konfirmon trajneri i Francës: “Mendy do të luajë në Real Madrid”

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:40
Ferland Mendy

Deschamps ka konfirmuar se Mendy do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka konfirmuar se mbrojtësi i Lyon, Ferland Mendy, do të jetë lojtar i Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi francez ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te Reali dhe raportohet se tashmë marrëveshja është arritur për 50 milionë euro.

“Ferland është rritur në mënyrë spektakolare. Ai ka qenë në Ligue 2 dy vite më parë dhe së shpejti do të luajë në Real Madrid”, tha Deschamps.

“Ai është me këmbë në tokë, i përqendruar te ne dhe ka bërë mirë sa herë që ka luajtur”.

Mendy ka bërë 44 paraqitje me Lyonin sezonin që lamë pas, duke shënuar 3 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat