Djali i Fadil Vokrrit: Babai ishte i bindur se do ta mposhtte Serbinë

Futboll

Djali i Fadil Vokrrit: Babai ishte i bindur se do ta mposhtte Serbinë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 20:43
Fadil Vokrri

Djali i legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrrit, Gramosi, tregoi për pengesat e mëdha që Serbia i kishte shkaktuar atij kur luftuar që Kosova të pranohet në UEFA dhe FIFA.

“Pengesat më të mëdha nga Serbia i ka pas gjatë procesit për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Një lobim i egër ka qenë nga ana e Serbisë”.

“Por ai ishte i bindur se do ta mposht Serbinë në këtë sfidë. Ai privatisht ka qenë edhe më këmbëngulës. E ka perceptuar situatën prej një këndvështrimi prej futbollisti. Ai s’e kuptonte se si mundet t’i ndalohet një populli të luajë futboll”.

Gramosi tha se babai i tij do të ishte shumë i lumtur për gjithë suksesin e djelmoshave të kombëtares së Kosovës.

“Sot çdo fitore e këtyre djelmoshave, çdo moment kënaqësie kur e shohim stadiumin e stërmbushur kjo automatikisht lidhet me emrin e Fadil Vokrrit. E di se atje ku është shumë i lumtur me këta djelmosha”, ka thënë ai për InfoMagazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat