Rashkaj: Çfarë kënaqësie të fitosh në fund të ndeshjes!

Futboll

Rashkaj: Çfarë kënaqësie të fitosh në fund të ndeshjes!

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 23:38
Anel Rashkaj

Anel Rashkaj është shprehur shumë i lumtur me fitoren e madhe të Kosovës prej 3-2 ndaj Bullgarisë.

Kosova e ka dominuar Bullgarinë në të gjitha aspektet në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”, dhe ka marrë fitore dramatike duke fituar në fund 3-2.

Rashica, Muriqi dhe Elbasan Rashani shënuan për Kosovën për t’i marrë tri pikë të arta.

“Ishte kënaqësi e madhe të debutoj për përfaqësuesen në kualifikime, kënaqësi më e madhe ishte fitorja. Jam i lumtur për tri pikë. Normal, kur fiton në minutën e fundit, emocionet janë edhe më të mëdha”.

“Kemi lojtarë që luajnë nëpër ekipe të mëdha në Evropë, si Rashica, Zeneli. Këta kanë marrë përvojën në kohën e Bunjakut dhe tani shihet puna, rezultati. Do të jemi edhe më të fortë me kthimin e Berishës, Kryeziut, Shalës. Na duhen të gjithë nëse duam të arrijmë sa më larg”.

Pas kësaj fitore, Kosova ka shkuar në 5 pikë në Grupin A, me një më pak se Çekia dhe Anglia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat