Werderi reagon për fitoren e Kosovës dhe Rashicës

Futboll

Werderi reagon për fitoren e Kosovës dhe Rashicës

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 00:13
Milot Rashica

Klubi gjerman Werder Bremen ka reaguar për fitoren e mrekullueshme të Kosovës ndaj Bullgarisë dhe shkëlqimin e yllit të vet dhe të Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ishte lojtari kryesor në fitoren 2 me 3 ndaj Bullgarisë, duke shënuar golin e parë e duke asistuar në të fundit, gol që erdhi krejt në fund të ndeshjes.

“Kosova fiton. Dhe Milot Rashica shënoi gol e asistoi në golin e fitores!” ka shkruar Werderi në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat