Serbia me xhelozi të madhe raporton dhe numëron sukseset e Kosovës  

Futboll

Serbia me xhelozi të madhe raporton dhe numëron sukseset e Kosovës  

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2019 Në ora: 12:19
Serbia me xhelozi të madhe raporton dhe numëron sukseset e Kosovës  

Kombëtarja e Kosovës bëri senzacion me fitoren me rezultat 3:2 në Sofje kundër Bullgarinë, në ndeshjen e vlefshme të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. 
Futbollistët e Kosovës bënë lojë të madhe dhe triumfuan me golat e Milot Rashicës, Vedat Muriqit e Elbasan Rashanit.  
Gazeta sportive “Sportski Zurnal” me xhelozi raporton për fitoren e Kosovës dhe numëron edhe sukseset e saja.  “E ashtuquajtura Kosovë fitoi në Sofje me Bullgarinë me 3:2 dhe ka arritur fitoren e parë në Grupin A në kualifikimet për Kampionatin Europian 2020. Seleksioni i Kosovës është i pamposhtur në 11 ndeshje ndërkombëtare”, shkruan me xhelozi “Sportski Zurnal”. 
“Kurir” shkruan me aq inati sa nuk mund ta përmend emrin Kosova, por me titull: “Futbollistët nga Prishtina tronditën bullgarët”. “Përzgjedhja e ashtuquajtur Kosovë është e pamposhtur në 11 ndeshje ndërkombëtare. E ashtuquajtura Kosovë ka pesë pikë nga tre ndeshje, Bullgaria e Mali i Zi kanë shënuar dy pikë në katër ndeshje”, raporton ky farë medium. Shumica e mediumeve serbe raportojnë kësi lloji duke qenë të tronditur me fitoret dhe sukseset e Kosovës që po shënon në rrafshin ndërkombëtar, si kombëtarja më e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat