Hazard admiron “armikun” e Realit - Bota Sot
Hazard admiron “armikun” e Realit

Futboll

Hazard admiron “armikun” e Realit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:12
Hazard admiron “armikun” e Realit

Eden Hazard, blerja më e re e Real Madridit, e ka njohur edhe një herë tjetër Leo Messin si të pakrahasueshëm me askënd tjetër, në krye të futbollit botëror. Ai e bëri deklaratën përkatëse nga një konferencë shtypi me kombëtaren belge, para ndeshjes kualifikuese me Skocinë, të martën, në kuadrin e “Euro 2020”.

Sipas “Mundo Deportivo”, kur u pyet nëse mund ta krahasonte veten me yllin e Barcelonës, Hazard tha me siguri: “Jo, është e pamundur. Është e vërtetë se kemi disa ngjashmëri, por nuk ka vend për krahasime. Jemi të dy trupvegjël dhe të shpejtë..., por ai shënon në të gjitha ndeshjet. Unë nuk e bëj dot këtë gjë. Unë nuk mund të krahasohem me të pakrahasueshmin". 

Një “përulje” e belgut ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Admirimi i tij për “10” e Barcelonës nuk është i ri. Në fillim të vitit, në një intervistë me HLN, kanalin televiziv të vendit të tij të origjinës, ai, gjithashtu, refuzoi ta krahasonte argjentinasin me Cristiano Ronaldon: "Nuk janë dy, lojtarët më të mirë në histori. Eshtë vetëm një, ai quhet Leo Messi".

Në atë intervistë të vitit 2018, Hazard nënvizonte se i pëlqente shumë të ballafaqohej me Barcelonën dhe Messin. Duke folur për ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Ligës së Kampioneve (2017-2018), të luajtur në Londër mes Chelsea dhe Barçës (1-1), ai zbuloi në një intervistë: 

“Të tre djemtë e mi ishin në atë ndeshje. Më i madhi është tifoz i zjarrtë i Messit. Ne të gjithë jemi tifozë të Leos. Djemtë dëshironin ta shihnin atë në atë ndeshje, sepse është një lojtar i veçantë. Madje, në atë ndeshje pati një moment kur e mora topin dhe ia pasova gabimisht një lojtari të Barçës. Më vonë më thanë se djali im i madh bërtiti që "babai im mendon se po luan me Barçën...".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...