“Në Barcelonë do të luaja vetëm për shkak të xhuxhit”

Futboll

“Në Barcelonë do të luaja vetëm për shkak të xhuxhit”

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 18:09
Leo Messi

Angel Di Maria me shaka i është referuar Lionel Messit si xhuxh dhe e ka pranuar se fakti që ka pasur fatin të luajë përkrah tij në të kaluarën, do ta bindte atë t’i bashkohet Barcelonës në të ardhmen.

Ylli i Paris Saint-Germainit iu referua Messit si “Enano”, që në shqip nënkupton xhuxh. Ky term është përdorur nga bashkëmoshatarët e 31-vjeçarit si shenj respekti për të.

Messi është thirrur xhuxh nga shumë bashkëlojtarë të tij gjatë kohës së tyre në Akademinë La Masia, një nofkë që i ka mbetur edhe është përdorur shpesh nga bashkëlojtarët e tij dhe tani edhe nga miqtë e tij madje.

Di Maria tregoi sesi në të kaluarën ka qenë afër të kalojë në Barçë, pasi i kishte kaluar katër vjet te rivali i saj i moçëm, Real Madridi.

Në fund, asgjë nuk ndodhi dhe argjentinasi ka mbetur pjesë e PSG-së. Por, ai e pranon se arsyeja e vetme pse ai do t’i bashkohej Barçës është të luajë përkrah Messit.

“E pata mundësinë të shkoj në Barçë por nuk ndodhi. E vërteta është se sikur të shkoja, do ta bëja për të (Messin), për ta parë atë çdo ditë sepse kur ai e merr topin, është spektakolar”, tha Di Maria.

“Më pëlqen të luaj me Enanon (xhuxhin). Më pëlqen ta shoh edhe në stërvitje bile, për gjërat që i bën. Është diçka e veçantë, e pamundur të shpjegohet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat