Fitore me vuajtje, Shqipëria nuk bind ndaj Moldavisë - Bota Sot
Fitore me vuajtje, Shqipëria nuk bind ndaj Moldavisë

Futboll

Fitore me vuajtje, Shqipëria nuk bind ndaj Moldavisë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2019 Në ora: 21:06
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Shqipëria ka marrë një fitore të vuajtur ndaj një kundërshtari modest si Moldavia me rezultatin 2-0. Sokol Cikalleshi na shpëton nderin në minutën e 66' pas një aksioni të mirë me Uzunin dhe Roshin. Goli i dytë u shënua nga Ylber Ramadani me një goditje të bukur nga jashtëzone. Një sfidë që vë në pah dhe njëherë problemet e shumta që kemi si skuadër. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. 45 minutat e para nuk dhuruan shumë, pak raste për tanët. Hysaj humbi një rast ideal në minutën e 4', pasi nuk devijoi një top vetëm pak metra larg portës së mbrojtur nga portieri kundërshtar. 

Sadiku në minutën e 23' lëshoi një goditje nga jashtëzone, por që gjeti reagimin e mirë të Koselev. Lenjani nuk e devijoi në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë pretenduam për penallti në minutën e 30', por për gjyqtarin kryesor nuk ishte prekje e topit me dorë. Pjesa e parë mbyllet 0-0 dhe na shfaq sërish një ekip të brishtë.  

Në pjesën e dytë e nisim me një tjetër vrull dhe arrijmë të zhbllokojmë rezultatin vetëm në minutën e 66'. Një aksion i mirë i Uzunit që pason për Roshin. "Raketa kuqezi" e fut për Cikalleshin dhe arrin ta dërgojë për 1-0. Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej me rezultatin 1-0, Ylber Ramadani shënoi për 2-0 me një goditje nga jashtëzone. 

Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë, pasi ka fituar ndaj Andorrës dhe Moldavisë. Franca fitoi 4-0 ndaj Andorrës, ndërsa Islanda fitoi 2-1 ndaj Turqisë. 

***

83′ Shqipëria kryen zëvendësimin e tretë dhe të fundit, largohet Ergys Kaçe, vendin e tij e zë Kristi Qose, i cili debuton me ekipin Kombëtar.

80′ Drithërima në portën e Berishës. Pranë golit moldavia. Pas një harkimi nga e djathta, Boicuic gjuan bukur me kokë, topi shkon ngjitur me traversën. Rast i artë për miqtë.

Image

Cikalleshi 65′

65′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë.

48' Pa gola në Elbasan.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

45' Nuk ka gola, Shqipëria shumë pak raste dhe nuk po e gjejnë edhe depërtimin në zonën e rivalit.

40' Kështu nuk luftohet se si po ndodhë me Shqipërinë, e cila nuk ka raste të volitshme për shënim ani se e dominon takimin.

37' Shqipëria mundohet të shtrojë presionin ndaj rivalit, por jo me sukses. Lojë pa ndonjë koncept deri me tash.

32’ Lojë e nivelit mesatar, pa ndonjë rrezik të madh për portën moldave, por edhe Shqipëria luan me siguri në mbrojtje.

27' Shqipëria nuk është aq e përsosur me veprime dhe vështirë po vije deri te rasti.

23' Shqipëria përmes Armando Sadiku pati rast të mirë, i cili nga rreth 18 metra dërgon një goditje të fortë por portieri moldav në nivelin e duhur,

16’ Nuk ka gola, lojë anemike, Shqipëria nuk është aq kërkuese.

9' Hysaj nuk u tregua i vëmendshëm dhe rastin shkon në pakthim.

7' Shqipëria përpiqet të marr iniciativën, por pa sukses deri me tash. 

5' Pak shikues në stadiumin në Elbasan, një atmosferë jo si gjithmonë e zjarrtë.

3' Lojë e zbehtë në këto minutat e para.

Filloi ndeshja.

Në “Elbasan Arena”, Shqipëria presin Moldavinë, në një sfidë ku kërkohet me patjetër fitorja, për të kthyer faqen, edhe pse ndeshja e parë me Edi Rejan në stol përsëri u mbyll me humbje.   
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Veseli, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Kaçe, Abrashi, Ramadani, Uzuni, Sadiku.

Moldavia: Koselev, Jardan, Efros, Armas, Antoniuc, Cebotaru, Karp, Reabciuk, Suvorov, Ginsari, Damaskan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...