Këto janë fjalët e Edy Reyas pas fitores ndaj Moldavisë

Futboll

Këto janë fjalët e Edy Reyas pas fitores ndaj Moldavisë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 23:05
Edy Reya

Shqipëria ka mposhtur Moldavinë me rezultat 2-0.

“Kuq e zinjtë” ishin për një nuancë më të mirë, megjithëse nuk ishin konkretë para portës kundërshtare.

Gjithsesi, synimi ishte të arkëtonin tri pikë të reja, për ta dërguar kuotën e pikëve në gjashtë sosh dhe për t’u pozicionuar në vendin e katërt në grupin H.

Pas ndeshjes, Edy Reya, u shpreh i lumtur me këtë fitore:

“Padyshim se jam i lumtur ta regjistrojë fitoren e parë. Pas Islandës u deshë të rikuperoheshim dhe i’a arritëm me sukses. E rëndësishme është që fituam dhe tani gradualisht duhet të mendojmë për takimet e radhës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat