Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekaz: Jemi në rrugën e duhur, pas disa vitesh do të jemi si Kroacia

Futboll

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekaz: Jemi në rrugën e duhur, pas disa vitesh do të jemi si Kroacia

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 06:42
Rafet Prekazi

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi është shprehur i kënaqur me fitoren 3-1 ndaj Turqisë.

Ai shtoi se Kosova ka kualitet dhe pas disa vitesh do të jetë sikurse Kroacia.

“Ne jemi komb që kemi kualitet në futboll. Në fillim kam thënë që problemi do të jetë kompozimi, por me lojtarë kaq inteligjent është më lehtë”.

“Kemi bërë disa lëshime gjatë ndeshjes, por në futboll nuk ka asgjë perfekt. Mentaliteti ishte i mirë pas fitores në Andorrë”.

“Dua të falënderoj ‘Dardanët’ që ju kanë dhënë përkrahje. Popullin e falënderoj që ka ardhur në numër kaq të madh. Na ka ndihmuar edhe te fitorja e Kosovës kundër Bullgarisë”.

“Të gjithë e kanë parë që këtu ka kualitet, por nuk duhet te jemi euforik. Unë nuk e lejoj këtë”.

“Ne kemi kualitet dhe besoj që pas 4-5 vitesh do të jetë një mini-Kroaci”, ka thënë pas ndeshjes Prekazi për Supersport.

Kosova pas dy ndeshjes ka gjashtë pikë dhe e kryesor grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat