Ferdinand rikthehet në Manchester United?

Futboll

Ferdinand rikthehet në Manchester United?

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:55
Rio Ferdinand

Ish-kapiteni i Manchester United, Rio Ferdinand, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e rikthimit në klub – për të marrë një rol teknik.

40-vjeçari është në listë për t’u rikthyer në hierarkinë e ‘Old Trafford’.

Ole Gunnar Solskjaer përballet me një punë të madhe ristrukturimi këtë verë – pasi klubi i tij përfundoi në vendin e gjashtë në Premier League sezonin e kaluar.

Roli i një drejtori teknik për të punuar së bashku me zëvendëskryetarin ekzekutiv, Ed Woodward është diskutuar për disa kohë, por ende nuk është caktuar një takim.

“E gjitha varet nga roli i punës,” tha Ferdinand kur u pyet nëse ai do donte që të kthehej në klub.

“Mendoj se vendimet e marra në një klub futbolli – duhet të vijnë me një proces të mendimit të futbollit në prapavijë, dikush që e kupton atë, mund të marrë një vendim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat