Merkato e çuditshme e City-t, Guardiola do lojtarin e Romës

Futboll

Merkato e çuditshme e City-t, Guardiola do lojtarin e Romës

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:05
Pep Guardiola

Manchester City arriti një sukses të jashtëzakonshëm në sezonin që u mbyll, pasi fitoi tripletën në Angli për herë të parë në histori. Trajneri Pep Guardiola po mendon për sezonin e ardhshëm dhe ka hedhur sytë në kampionatin italian. 

Numri një i "Qytetarëve" do mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, për të zëvendësuar ish-kapiteni Vincent Kompany. Ky i fundit u largua në verë nga Anglia për t'u rikthyer në Belgjikë. Emri i 27-vjeçari lakmohet dhe nga skuadrat e tjera si Juventus, Manchester United dhe Arsenal. 

Roma duhet të shesë një nga futbollistët kryesorë të ekipit deri në fund të muajit në mënyrë që të mos thyejë rregullat e Fair Play-t financiar. City është gati të paguajë deri në 35 milionë euro për mbrojtësin, ndërsa italianët duhet të gjejnë 45 milionë euro, prandaj mund të kërkojnë dhe një shifër më të lartë për titullarin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat