Ekskluzive: Ja e gjitha se çfarë ndodhi dje në ndeshjen Kosovë U21 - Turqi U21

Futboll

Ekskluzive: Ja e gjitha se çfarë ndodhi dje në ndeshjen Kosovë U21 - Turqi U21

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:18
Ekskluzive: Ja e gjitha se çfarë ndodhi dje në ndeshjen Kosovë U21 - Turqi U21

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë në grupmoshat U21.

Ndeshje e vlefshme për kualifikimin në Evropianin 2021, ku djelmoshat e Rafet Prekazit arritën të shënoni fitore me rezultat 3 me 1.

Pas shënimit të golit të tretë nga Kosova, trajneri i Turqisë, Vedat Inceefe dhe stafi teknik kishin një problem me sigurimin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Trajneri turk pas ndeshjes akuzoi rëndë se sigurimi ka sulmuar portierin e Turqisë, por një gjë e tillë doli të jetë e pa vërtetë.

Mirëpo pas ndeshjes, delegati i UEFA-s, i cili kishte për detyrë për të monitoruar të gjithë atë çfarë ndodhi, kërkoi ti shikonte kamerat dhe në ato rishikime u pa e vërteta se çfarë ndodhi.

 

KosovaPress merr vesh se sa a i përket incidentit në fushë, portieri rezervë i Turqisë, pas pësimit të golit të tretë, kishte goditur me këmbë një shishe e cila ishte në tokë, dhe pikërisht kjo shishe kishte goditur edhe një pjesëtar të sigurimit, i cili më pas u mundua të qetësonte portierin, por turqit e mllefosur kishin reaguar në një mënyrë të pa papranueshme.

Pas ndeshjes trajneri turk së bashku me dy ndihmës trajnerët e tij, trajnerin kondicional dhe zyrtarin turk për media kishin synuar dhomën e sigurimit për të qëruar hesapet me ta. Ata kishin mbyllur edhe derën dhe por shumë shpejtë ka intervenuar pjesa tjetër e sigurimit dhe situata është qetësuar.

Vlen të theksohet se për të gjitha këto delegati i UEFA-s ka mbajtur shënime dhe sipas të gjitha gjasave pritet të ketë dënime të mëdha për stafin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat