Lukaku dëshiron Interin: Conte trajneri më i mirë në botë - Bota Sot
Lukaku dëshiron Interin: Conte trajneri më i mirë në botë

Futboll

Lukaku dëshiron Interin: Conte trajneri më i mirë në botë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:46
Romelu Lukaku

Sulmuesi belg ka treguar se do t’i pëlqente të luante në Serie A.

Nuk është më një fshehtësi që Romelu Lukaku është sulmuesi i cili kërkohet nga Antonio Conte për skuadrën e Interit.

Vetë belgu ka treguar se do të donte të luante në kampionatin italian dhe e ka vlerësuar lartë Conten.

“Është gjë e mirë që Interi e ka angazhuar Conten, pasi për mua ai është trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Lukaku.

“Sa i përket të ardhmes sime, unë tashmë e kam marrë një vendim për të cilin nuk dua të flas publikisht në shenj respekti për Manchester United, klub me të cilin kam ende kontratë”.

Interi dëshiron që gjatë verës ta largojë Mauro Icardin dhe i preferuari i Contes mbetet Lukaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...