Skandali është denoncuar nga trajneri i 21-vjeçarëve të Turqisë, Vedat Incefe, i cili ka akuzuar si shkaktarë të dhunës anëtarët e sigurisë.
"Nuk mund ta pranoj sulmin ndaj lojtarit tim. Një person i sigurimit e ka shtyrë, e ka futur brenda e ka rrahur me grushte portierin. Kërkoj të dijë pse ndodhi kjo? Është e pafalshme. ku shkoi vëllazëria mes Kosovës dhe Turqisë? Pse duhet të ndodh? Më gjeni personin që e bëri këtë”, ishin fjalët e trajnerit.