Mes Amerikës dhe Argjentinës

Futboll

Mes Amerikës dhe Argjentinës

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:35
Mes Amerikës dhe Argjentinës

E ardhmja e Daniele de Rossit është ende një rebus i madh. Ditën e martë në mëngjes e bënin të kryer transferimin e tij në Buenos Aires te Boca Juniors, por më pas, në mbrëmje, ESPN do të publikonte lajmin se gjatë pushimeve të tij në Amerikë, ish-kapiteni i Roma-s kishte arritur akord me drejtuesit e Los Angeles Fc.

Pikërisht ky lajm ka bërë që tifozë të ndryshëm të revoltohen dhe, mbi të gjitha, një tifoz i Bocas e ka sulmuar duke e quajtur mercenar, pasi në vend që të shkonte në një ekip me histori si Boca dhe i dashur nga tifozeria, preferon një skuadër që i jep më shumë para në MLS.

Por, menjëherë ka qenë bashkëshortja e De Rossit, Sarah Felberbaum, ajo që ka përgënjeshtruar firmën në MLS: 

"Im shoq nuk ka firmosur ende me asnjë! Ndaj, ju kërkoj që herën tjetër të mos fyeni askënd dhe sigurohu që të lexosh lajme të vërteta jo rastësisht".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat