Futbollisti spanjoll mund të largohet nga Manchester United në verë.
Juan Mata është kthyer në një objektiv të madh për dy skuadrat nga Superliga e Turqisë, Galatasaray e Fenerbahce.
Daily Mail raporton që të dyja këto klube janë duke u munduar ta bindin spanjollin të transferohet në Turqi, me Galatasarayin që ka një përparësi edhe për faktin që sezonin tjetër luan në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq”, i kanë ofruar Matas rinovim të kontratës për një vit shtesë, por ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen, pasi është duke i shqyrtuar edhe ofertat e tjera.
Nëse nuk merr një vendim për të rinovuar, Mata do të jetë lojtar i lirë që nga 1 korriku.