Abidal sqaron situatën e De Ligtit me Barcelonën

Futboll

Abidal sqaron situatën e De Ligtit me Barcelonën

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:53
De Ligtit

Gjatë orëve të fundit është raportuar se Matthijs de Ligti mund të mos i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës, por Paris Saint-Germainit. Këto raportime e kanë nxitur drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal, ta qartësojë situatën.

Gazetari i famshëm sportiv, Gianluca di Marzio, raportoi sot se menaxheri i Matthijs de Ligtit, Mino Raiola, është takuar në Paris me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon, ku kanë diskutuar për një marrëveshje.

Spekulimet se De Ligti mund të shkojë drejt Francës i nxiti edhe vetë Abidali me postimin e tij të fundit në llogarinë e tij në Instagram. Ai e postoi një thënie të legjendës Johan Cruyff, i cili kishte thënë se ai që heziton të luajë për Barcelonës, nuk i duhet më skuadrës.

Kjo fotografi u shoqërua nga teksti: “Faleminderit Johan, ti ke të drejtë”. Ky shkrim i kishte bërë tifozët katalonas të mendojnë se transferimi i De Ligtit në Barcelonë tashmë kishte dështuar.

Megjithatë, Abidal u përgjigj brenda një ore, duke pretenduar se llogaria e tij në Instagram ishte hakuar, duke shtuar: “Hej, gjithçka është e mundur, të gjitha të mirat tani”.

Barcelona shpreson se do ta bindë qendërmbrojtësin holandez t’i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij në Ajax, Frenkie De Jongut, dhe të transferohet në Barcelonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat